Zharku takon ambasadorin italian

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 16:21 | Nga

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, u bisedua rreth organizimit të pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017 në Trieste.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme