Shumë rrugë magjistrale në Kosovë, sot ishin bllokuar nga dhjetëra protestues, të cilët po kundërshtonin fushatën zgjedhore të Serbisë në Kosovë.
Megjithatë, këto rrugë raportohet se janë zhbllokuar, pasi që protestuesit kishin kuptuar se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte anuluar vizitën e paralajmëruar.
“Shumica e rrugëve të bllokuara, tashmë janë liruar”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë Baki Kalani.
Qytetarët që kishin dalë në rrugë, për të bllokuar qarkullimin e makinave, bartnin në duar parulla me porositë: “Na leni të qetë në vendin tonë”, Kosova është e të gjithëve” e të tjera.