Në Kosovë janë zhdukur dy persona. Njëri nga këta persona është nga Kutllovci i Mitrovicës, vëllai i viktimës ka raportuar dje në polici se vëllai i tij për tri javë ka dal nga shtëpia dhe më nuk është kthyer. Sipas ankuesit, viktima është me të meta mendore.
Ndërsa personi i dytë i zhdukur është një vajzë nga Shtimja, babai i saj ka thënë në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.