Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë zhdukur dy vajza të mitura, raporton Ekonomia Online.
Policia ka njoftuar për dy raste, një në Viti dhe tjetra në Rahovec, rastet vazhdojnë të jenë nën hetime.
“Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
“Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.