Zhduken dy vajza, njëra në Malishevë e tjetra në Rahovec, si dhe një burrë në Gjilan

Prishtinë | 28 Nën 2025 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Raportohet të jenë zhdukur dy vajza, njëra në Malishevë dhe tjetra në Rahovec. Po ashtu Policia në raportin 24 orësh njofton edhe për zhdukjen e një burri në Gjilan.

Policia ka njoftuar se njoftuar se e mitura në Malishevë ka ndodhur më tre ditë më parë.

“Rr. Hamdi Berisha, Malishevë  25.11.2025 – 19:00. Ankuesja femër kosovare,  ka njoftuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa më 26 nëntor u raportua edhe për zhdukjen e një vajze tjetër.

“Fsh. Bellacërkë, Rahovec 26.11.2025 – 04:20. Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërsa në fshatin Livoç të Gjilanit është zhdukur një burrë për të cilin ka raportuar vëllai i tij pasi që ai kishte gjetur veturën e tij bashke me disa rrova dhe telefonin afër pendës së fshatin Livioç.

“Fsh. Livoç, Gjilan 27.11.2025 – 10:05. Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme