Zhduken dy vajza për një ditë në Kosovë

| 07 Dhj 2024 | 08:56 | Nga

Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda ditës së djeshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një vajzë është larguar nga shtëpia e saj në Klinafc të Klinës, dhe se nëna e saj e raportoi rastin duke thënë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.

Ndërsa, personi i dytë i zhdukur u raportua në fshatin Jeshkovë në Prizren, në polici një burrë kishte thënë se vajza e tij u largua nga shtëpia.

Të ngjashme