Një 13 vjeçare ka dal nga shtëpia e saj dhe më nuk është kthyer.
Babai i saj ka raportuar rastin menjëherë në Polici duke shprehur shqetësimin e tij për zhdukjen e vajzës së tij.
Vajza është nga Bradashi i Podujevës.
“Fsh. Bradash, Podujevë 28.06.2021 ─ 11:00. Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.