Januz Sejdiu, nga fshati Prelloc i Skenderajt, është zhdukur që nga e premtja, diku pas orës 18:00.
Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe e kanë lajmëruar rastin në Polici, por ende askush nuk di asgjë për të.
Januz Sejdiu punonte si taksist me një furgon dhe momenti i fundit që e kanë parë është disa nga pasagjerët e tij kur i ka dërguar në QKUK.
Ai është 29-vjeçar, beqar, dhe furgoni të cilin e ngiste është gjetur pranë QKUK-së, te “Farmedi”. Në automjet, janë gjetur edhe gjërat e tij personale, si kuleta, dokumentet dhe telefoni.
Familjarët lusin ata që mund të dinë diçka të lajmërohen në numrin e telefonit: 049 431 151.