Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm.
Sipas Top Channel, Pëllumb Toçi, 56 vjeç, ishte nisur për të kërkuar qenin që ruan bagëtitë, i cili kishte humbur në zonën malore.
Dyshohet se ai mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit.
Banorë të zonës, Policia dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.