Zhduket e moshuara në Dobërçan, familja kërkon ndihmë në gjetjen e saj

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Fatime Maliqi nga Dobërçani i Gjilanit ka humbur të mërkurën mbrëma dhe ende nuk është gjetur.

Ndërkaq, familja kërkon ndihmë nga të gjithë që t’i dalin në ndihmë për gjetjen e gjyshes së tyre.

Për zhdukjen e saj ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh. “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Këta janë numrat kontaktues të familjes:

044 819 717

045 675 350

Të ngjashme