Florijana Ismaili është futbolliste shqiptare nga Presheva që luan për Kombëtaren e Zvicrës.
Por një lajm aspak i mirë ka ardhur nga mediat zvicerane, pasi kanë raportuar se Florijana Ismaili është zhdukur në Lieqnin e Comos në Itali.
20minuten.ch ka raportuar se autoritet italiane në Como kanë raportuar se tës shtunën një turiste zvicerane është zhdukur në Liqen.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa ka bërë të ditur se futbollistja e Young Boys Bern, Florijana Ismaili është personi i zhdukur.
Futbollistja 24 vjeçare kishte vendosur që të shëtiste në liqen së bashku me miken e saj futbolliste Musso.
Policia lokale e Cosmos nuk e ka vërtetuar, por as nuk e ka përgenjështëruar lajmin e publikuar.
Florijana nuk ka qenë së fundmi aktive as nërrjetet sociale.
24-vjeçarja debutimin në Kombëtaren e Zvicrës e ka bërë në vitin 2014, ndërsa është pjesë e skuadrës nga kryeqyteti zviceran Young Boys Bern që nga viti 2011.