Një kosovar është zhdukur në Rumani pasi ka përfunduar vuajtjen e burgimit atje.
Sipas policisë, një burrë ka raportuar në Polici se djali i tij i kishte treguar se ndodhet në stacionin e trenit në Bukuresht dhe është duke u kthyer për në Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull kosovar pasi kishte vuajtur burgun sipas një fletë-arresti ndërkombëtar në Rumani ishte lajmëruar se është në stacionin e trenit në Bukureshtit duke u kthyer në Kosovë dhe që nga ai moment nuk kanë arritur të kenë asnjë kontakt me të”, thuhet në njoftimin e policisë.