Zhduket një 13-vjeçare në Suharekë, policia po e heton rastin

| 17 Mar 2024 | 10:46 | Nga

Një 13-vjeçare raportohet të jetë zhdukur të shtunën e 16 marsit në Suharekë.

Rastin në polici e ka raportuar babai i tij, duke thënë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e vajzës.

Policia këtë rast në raportin 24-orësh e ka cilësuar si “person i zhdukur”.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme