Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është raportuar i zhdukur në Skenderaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 dhjetor dhe tashmë hetimet kanë nisur.
“Skenderaj 27.01.2026-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime” thuhet në raportin policor.