Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të miture në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Për rastin në polici ka lajmëruar babai i saj.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Fushë Kosovë, 26.09.2021 – 07:00. Me datë 27.09.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Express.