Zhduket nje grua në Ferizaj

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se është zhdukur një grua në komunën e Ferizajit, e moshë 46 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetatrët , për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt , Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe. E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë.

Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.

Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt.

( tel .192) .

Të ngjashme