Një grua ka raportuar se i është zhdukur djali i mitur në Fushë Kosovës.
Sipas policisë ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij.
“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 05.03.2024, 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.