Policia e Kosovës njofton se një person në Gjilan është lajmëruar si i zhdukur.
Më saktë, i zhdukuri është nga fshati Bresalc dhe i njëjti nuk është parë prej rreth tre muajve.
“Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.