Zhduket një vajzë e mitur në Podujevë

| 02 Maj 2024 | 10:27 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur në Podujevë është raportuar e zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rastin në Polici e ka paraqitur nëna e të miturës.

“Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme