Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë nga qyteti i Ferizajt është raportuar e zhdukur.
Sipas të dhënave, vajza është lajmëruar e zhdukur nga babai i saj.
“Vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”,-thuhet mes tjerash në njotimin zyrtar.
Njoftimi i plotë:
Rr. Hamdi Bucaliu, Ferizaj 01.12.2023-17:00. Me datë 04.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar.