Është zhdukur një vajzë në Klinë.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj, e cila tha se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se njësia policore është duke e hetuar rastin.