Një vajzë nga qyteti i Vitisë është zhdukur.
E ëma e viktimës e ka raportuar dje rastin në polici, teksa për herë të fundit vajza është parë pesë ditë më herët, më 11 korrik, rreth orës 15:00.
Sipas policisë, nuk ka njohuri për vendndodhjen e viktimës.
Rasti është duke u hetuar.