Zhduket shqiptarja në Zvicër

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 09:27 | Nga

Një shqiptare ka humbur prej ditës së hënë në Zvicës. Ngjarja ka ndodhur në Kantonin Zug, ku gruaja nuk është shfaqur prej 29 majit.

Sanije Aliti është parë për herë të fundit të hënën, më 29 maj rreth orës 9:15 në Klinikën Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch. Përmes njoftimit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

“Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza. Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41”.

Emri-Zhduket shqiptarja në Zvicër/Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme