Zhdukja e diskriminimit përgjegjësi e të gjithëve

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 10:53 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar “Fushatës Informuese për Pakon e Ligjeve për të Drejtat e Njeriut”. Pakoja e ligjeve përbëhet nga Ligji për Barazinë Gjinore, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe Ligji për Avokatin e Popullit, të cilat i rregullojnë aspektet kryesore të të drejtave të njeriut.

Përmes kësaj fushate, Misioni i OSBE-së dëshiron ta informojë publikun e gjerë për të drejtat dhe elementet e reja të përfshira në pako, si dhe burimet në dispozicion për ushtrimin e atyre të drejtave.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se Kosova është një vend që e lufton pa mëshirë diskriminimin e qytetarëve. Andaj, ka shtuar se në këtë aspekt të gjithë qytetarët e vendit nuk duhet të qëndrojnë të heshtur, por të bëjnë përpjekje për ta zhdukur diskriminimin.

“Ju jeni shpresa e një të ardhme pa diskriminim. I falënderoj të gjitha organet kompetentë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ftoj të gjithë që të bëjnë një përpjekje edhe më të madhe në zhdukjen e diskriminimit… Duhet një luftë e pakompromis e çfarëdo lloj diskriminimi”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka bërë thirrje që të gjitha institucionet shtetërore të punojnë, që të mos ketë diskriminim brenda kësaj shoqërie.

“Ta bëjmë një shtet ku nuk ka bazë për asnjë formë diskriminimi. Ftoj të gjithë mekanizmat përkatës, Sidomos Avokatin e popullit, që të bashkohen në punën tonë. Konfirmoj përkushtimin e institucioneve të republikës së Kosovës, që nuk do të lejohet trajtimi i pabarabartë i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, theksoi se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe promovimi i barazisë dhe mos-diskriminimi janë përgjegjësi themelore për të gjitha qeveritë…

Misioni i OSBE-së, sipas tij, është i zotuar të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovë nga çdolloj diskriminimi.

“Duhen angazhime të mëtejshme për eliminimin e një tradite të mirë që rastet të dërgohen sa më shpejtë në gjykatë”.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari u shpreh se çdo udhëheqës institucional dhe publik duhet të përkrah të drejtën e lirive të njeriut dhe mandatin e avokatit të popullit i cili ka për qëllim zgjedhjen e problemeve të qytetarëve të zakonshëm dhe të ndihmoj shtetin në forcimin e demokracisë dhe institucionet e sundimit të ligjit.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut nuk janë vetëm garanci abstrakte kushtetuese në esencë janë mjete përmes të cilave ne duhet të krijojmë mënyrën tonë të jetesës dhe ta ndërtojmë shpresën për të ardhmen”.

thaci-osbe-1thaci-osbe

 

Të ngjashme