Zhegrova fajëson portierin për golin e pranuar

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1.

Edon Zhegrova (59’) shënoi për “Dardanët”, kurse Albert Rosas (61’) për mysafirët.

Autori i golit për “Dardanët” pas ndeshjes tha se ndjehen të gjithë të dëshpëruar.

“Të gjithë e kemi menduar fitoren. Siç e patë, Andorra luajti me të gjithë lojtarët në mbrojtje. Ishim të pa fat. Mendoj që mbrojtja duhej të bënte më mirë në rastin e goli, po ashtu edhe portieri”, tha fillimisht sulmuesi i Lille.

“Jemi të dëshpëruar. Nuk ishte dita e jonë. Duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Duhet korrigjuar gabimet”, deklaroi Zhegrova.

Të ngjashme