Zhegrova pasi shkëlqeu për Baselin: Ndeshje madhështore

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova e ka cilësuar si madhështore fitoren e thellë të Baselit 6:1 kundër Sionit në Superligën e Zvicrës, në të cilën kosovari kontribuoi me një gol dhe dy asiste.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova e shënoi golin e parë të sezonit në ligën elitare zvicerane dhe i dhuroi edhe dy asiste për t’i ndihmuar Baselit ta dërrmojë 6:1 Sionin në St. Jakob-Park të dielën.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë si titullar këtë sezon, pasi në ndeshjen e kaluar ishte futur nga stoli në lojë për të asistuar në fitoren e Baselit 2:0 kundër Grasshoppers në ndeshjen debutues në sezonin e ri në ligë.

Aq mahnitëse ishte paraqitje e tij – një gol, dy asiste dhe tetë pasime kyçe – saqë kompania e të dhënave të sportit, SofaScore, e vlerësoi me notën maksimale, 10.

Pas ndeshjes, 22-vjeçari shkroi në Instagram: “Çfarë ndeshje madhështore sot”. Ai e postoi një video të golit të vet.

https://www.instagram.com/p/CSCx9CbASr2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ea5dbbf1-7220-4989-ba57-d73c1905888c

Pajtim Kasami e hapi serinë e golave për Baselin pas vetëm katër minutave lojë, para se Zhegrova të asistonte për Segio Lopezin, i cili e dyfishoi epërsinë e vendasve 10 minuta më vonë.

Eray Comert shënoi për 3:0 për Baselin në minutën e 21-të. Sebastiano Esposito e çoi në katër gola epërsinë e vendasve në minutën e 42-të, kur u shërbye nga Arthur.

Zhegrova e regjistroi edhe një asist tjetër në pjesën e parë, kur e shërbeu Arthurin në minutën e 44-të, i cili shënoi për 5:0.

Pas dy asisteve në këtë takim, tri në përgjithësi në dy ndeshjet e para këtë sezon, Zhegrova më në fund e gjeti rrugën e golit të shumëkërkuar.

Kosovari e pranoi një pasim nga Arthur dhe u fut në zonën e Sinoit duke dribluar në stilin e të madhit Lionel Messi, para se ta mposhte portierin në minutën e 55-të.

Të ngjashme