Zhegrova “pishman”, thotë se kërkoi ndryshime vetëm në fushë

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Pak pasi deklaroi se te Kosova ka nevojë për “ndryshime të brendshme”, ylli i futbollit Edon Zhegrova ka sqaruar deklaratën duke thënë se ka kërkuar ndryshime vetëm në fushën e lojës.

Kosova pësoi humbje 2:0 të martën nga Rumania për t’i zbehur në maksimum shanset për kualifikim në Euro 2024. Pas takimit Zhegrova u shpreh se duhen “të ndryshojmë disa gjëra të brendshme”. Por në një shkrim në Instagram më vonë, Zhegrova ka dalë me sqarim.

“Duke e pas parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua të sqaroj gjithë opinionin, në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me çasjen në lojë dhe formën sesi luajmë e jo me ndryshime tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’u bëhen fjalëve të mija”, ka shkruar ai.

“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se duhet, madje shumë”.

Të ngjashme