Edon Zhegrova do të luajë titullar për Baselin në derbin e Superligës së Zvicrës, kundër liderit, Young Boys, duke e regjistruar kështu paraqitjen e tretë radhazi nga fillimi për herë të parë që prej transferimit në klubin zviceran.
Baseli ka udhëtuar drejt Bernit për t’u përballur me Young Boys, i vetëdijshëm se fitorja eventuale do dërgonte në pozitën e parë në ligë, me anësorin kosovar që do të përpiqet të ketë ndikim pozitiv, raporton Gazeta Express.
Zhegrova ishte titullar në dy ndeshjet e fundit të Baselit në ligë në fundvit dhe do ta nisë edhe vitin e ri në ligë aty ku e kishte lënë; titullar.
20-vjeçari bëri disa paraqitje mbresëlënëse për Baselin, ku është i huazuar nga Genku deri në qershor të këtij viti, në ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.
Siç kishte bindur në fund të stinorit vjeshtor, anësori i Kombëtares së Kosovës ka bindur përsëri me trajnerin Marcel Koller që ia ka besuar një vend në 11-shën e parë në mbase ndeshjen më të rëndësishme në ligë këtë sezon.
Zhegrova i ka 2 gola dhe 2 asiste në 10 paraqitje në përgjithësi për Baselin në ligë këtë sezon.
Ndërkohë, titullar është edhe Ademi, ndërkohë Bunjaku dhe Tushi janë në stol.
Takimi mes Young Boys dhe Baselit nis në orën 16:00.