Edon Zhegrova ndihet krenar që e përfaqëson vendin e tij, Kosovën, edhe pse kishte mundësi ta përfaqësonte edhe Shqipërinë. Talenti kosovar është mirënjohës për besimin që po ia japin “Dardanët”
Edon Zhegrova është njëri prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë sot.
20 vjeçari qe një kohë vendosi për ta përfaqësuar vendin e tij, Kosovën edhe pse kishte mundësi t’i bashkohej edhe Kombëtares shqiptare, e cila po e kërkonte në atë kohë.
I pyetur nga një tifoz i tij në “Instastory” se kush e ka shtyrë që të luajë për Kosovën, futbollisti ofanziv u përgjigj: “Unë e dua vendin tim dhe jam mjaft mirënjohës për atë që më ka dhënë populli im”, ka shkruar Zhegrova në gjuhën angleze.