Edon Zhegrova ishte heroi i Juventusit në fitoren 1-0 ndaj Chelseat në miqësoren e zhvilluar në Kai Tak Sports Park në Hong Kong. Ylli i Kosovës realizoi golin e vetëm të takimit me një goditje spektakolare, duke i siguruar bardhezinjve suksesin ndaj skuadrës londineze. Paraqitja e Zhegrovës ishte një nga pikat më pozitive për Juventusin, […]
Zhegrova vendos ndaj Chelseat, Juventusi triumfon në Hong Kong

Edon Zhegrova ishte heroi i Juventusit në fitoren 1-0 ndaj Chelseat në miqësoren e zhvilluar në Kai Tak Sports Park në Hong Kong.
Ylli i Kosovës realizoi golin e vetëm të takimit me një goditje spektakolare, duke i siguruar bardhezinjve suksesin ndaj skuadrës londineze.
Paraqitja e Zhegrovës ishte një nga pikat më pozitive për Juventusin, që vazhdon përgatitjet për sezonin e ri me një fitore prestigjioze ndaj Chelseat.











