Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar mbrëmë se një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do të mbahet të premten në Kurshumli.
Ai kur u pyet në lidhje me deklaratat e Albin Kurtit se “dialogu nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij dhe se nuk do të ketë vend për Listën Serbe në atë qeveri”, tha se, për sa i përket Listës Serbe ajo duhet të marrë një mandat në qeverinë në Prishtinë.
“Ne do të vendosim në ditët në vijim nëse ata do ta pranojnë atë. Unë mendoj se do të ftojmë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë të konsultohen në Kurshumli të premten”.
Sa i përket akuzës së Kurtit për Serbinë për gjenocid në 1999, kreu i shtetit serb tha se shumë njerëz “qëllojnë” me terma të ndryshëm pa ditur asgjë.
“Si një marksist dhe një anarkist, ai mund ta studionte atë më mirë, kështu që ai nuk do të thoshte marrëzi të tilla. Unë përpiqem të mos u përgjigjem fyerjeve që ai dhe politikanët e tjerë shqiptarë thonë çdo ditë, sepse nëse përhapni një lloj atmosfere të keqe, mund të tregohet dhe në terren “,tha ai, raporton Tanjug./kk/