“Zhvillimet në Ballkan”, Erdogan pas vizitës në Shqipëri shkon në Serbi për takim me Vuçiqin

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot do të shkojë në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Sipas mediave turke ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites ndërsa agjenda parashikon një pritje të tij dhe delegacionit turk nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Dy udhëheqësit më pas pritet të shkojnë në hapjen e  xhamisë së re të Namasgjasë, e cila është financuar nga Turqia, raporton Gazeta Express.

Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk do të shkojë në Beograd.

Për këto vizita në dy shtetet e rajonit, Presidenca turke tha se Erdogan do të flasë për marrëdhëniet dypalëshe dhe se do të flitet për “përmirësim të mëtejshëm të bashkëpunimit”.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë vizita zyrtare në Shqipëri dhe Serbi në datat 10-11 tetor 2024. Gjatë bisedimeve që do të zhvillohen në kuadër të vizitave, do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe me vendet e lartpërmendura dhe do të trajtohet puna që do të kryhen për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit aktual në fusha të ndryshme”.

Po ashtu, Presidenca thotë se Erdogan “do të bashkëkryesojë takimet e këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë me homologët e tij në të dy vendet, do të përurojë xhaminë më të madhe në Ballkan, Xhaminë Namazgjah në Tirancë, e cila financohet nga Turqia, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe marrin pjesë së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në forumin e biznesit që do të mbahet në Beograd”.

Me rastin e vizitave janë planifikuar të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme që synojnë forcimin e bazës kontraktuale të marrëdhënieve dypalëshe, thuhet më tej në njoftim.

“Gjithashtu, në bisedime pritet të shkëmbehen pikëpamjet për çështjet aktuale globale dhe rajonale, veçanërisht për Gazën, territoret e pushtuara palestineze dhe sulmet izraelite në Liban, si dhe për zhvillimet në Ballkan”, tha presidenca turke.

Të ngjashme