Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar deklaratat përfundimtare të avokatëve të Hashim Thaçit në Hagë.
Ai ka bërë me dije se ajo që po ndodh sot në sallën e Gjykatës Speciale nuk është thjesht një përballje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë.
Sipas tij, ajo është një test publik i një narrative që prej sa kohësh është tentuar të prezantohet si çështje e mbyllur.
“Ajo që po ndodh sot në sallën e Gjykatës Speciale nuk është thjesht një përballje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë. Është një test publik i një narrative që prej sa kohësh është tentuar të prezantohet si çështje e mbyllur. Ekipet e mbrojtjes po i çmontojnë një nga një shtyllat mbi të cilat është ndërtu e gjithë aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së. Bashkë me to po dalin në pah absurditete e kundërthënie serioze të aktakuzave, që s’janë thjesht detaje teknike. Nga e gjithë kjo situatë, aktakuza në vetvete po duket konstruksion i mbajtur më shumë nga përsëritja sesa nga pesha e provës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, argumentet e avokatëve po e demantojnë narrativen e prokurorisë.
“Po aq domethënëse është se si kjo po i prek edhe rrëfimet jashtë gjykatores. Argumentet e sotme po i shkokëlojnë edhe disa narrativa që janë shty prej kohësh jashtë saj – herë duke e reduktu gjithë luftën dhe vet kontributin e krerëve të UÇK-së në një tregim të deformuar gjoja-kriminal, e herë duke i paraqitur ata si figura pa peshë reale”, ka shkruar ai.