Zhvillimet në veri – Izmaku: Siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politikë

Prishtinë | 30 Nën 2024 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, njëherësh kandidate për deputete e kësaj partie, Xhevahire Izmaku, ka thënë se çdo sulm ndaj sigurisë së qytetarëve është i dënueshëm por që sipas saj nuk mund të mbyllen sytë ndaj kohës dhe rrethanave të këtij akti.

Izmaku ka thënë se siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politik

“Çdo sulm ndaj sigurisë së qytetarëve është i dënueshëm dhe i papranueshëm. Megjithatë, nuk mund të mbyllim sytë ndaj kohës dhe rrethanave të këtij akti. Përgjegjësit e vërtetë duhet të identifikohen sa më parë, në mënyrë që kjo ngjarje të mos shërbejë si mjet manipulimi në prag të zgjedhjeve. Siguria e qytetarëve nuk duhet të bëhet kurrë vegël për poena politikë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme