Zhvillimet në veri, QUINT-i: Thërrasim autoritetet e Kosovës të tërhiqen menjëherë

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e QUINT-it, ShBA-ja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqen prej veriut.

Pesëshja e QUINT-it, po ashtu bënë thirrje që të de-përshkallëzohet situata dhe të ketë koordinim të ngushtë mes autoriteteve të Kosovës me ato të EULEX-it dhe KFOR-it.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen, të shtensionohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, QUINT-i është shprehur i shqetësuar me ngritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Ata, po ashtu e kanë dënuar edhe sulmin e EULEX-it në veri të vendit gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme