Zhvillimi i agro-turizmit, kompanitë thonë se bankat kanë krijuar lehtësira në marrjen e kredive

Prishtinë | 01 Nën 2024 | 14:23 | Nga Gzim Mujaj

Në kuadër të edicionit të katër të Forumit të Sektorit të Ushqimit, të organizuar nga Shoqata PePeKo, është mbajtur panel diskutimi me temën “Mundësitë e financimit të zinxhirit të furnizimit në agro-biznes”, raporton Ekonomia Online.

Falkona Hasani, menaxhere në Kompaninë “JoniSh”, tha se kanë krijuar një sistem të financimit bashkë me bankën ku kanë siguruar fermerët që të marrin kredi, duke iu mundësuar që të mos e kthejnë kredinë menjëherë.

“Ne e kemi parë të nevojshme që të ndërhyjmë vete me akter të tjerë me partner tanë që me arrti me krijuar një sistem të përgjithësi që secili akter arrin me pasur financim, duke filluar nga fermeri që është elementi kryesor në krejt zinxhirin tonë. Ne e kemi pasur të nevojshme qe të kemi një sistem të financimet bashkë me bankën ku sigurojmë fermerët që të marrin kredi të cilat interesin e tyre e kemi paguar ne edhe përveç që kemi pagur interesin kemi mundësuar që fermerët të mos e kthejnë kredinë menjëherë. Kemi pasur forma të ndryshe si vetë financim si dhe financim me aktert e tjerë këtë rast me banka duke siguruar kredi dhe duke mbuluar polista e sigurimit duke ju mundësuar që fermerët të jenë të sigurt, kur i kemi fermerët të sigurt edhe neve na sigurohet jetëgjatësia”, ka thënë ajo.

Adiat Hajdari, nga kompania “Ananas Impex”, tha se te pjesa e financimit bashkëpunimi kryesor ka qenë përmes bankave.

“Ne kemi një përvojë më të gjatë në sektorin e grumbullimit të perimeve. Nga viti 2005-2006 ne kemi grumbulluar vetë. Sfida më e madhe ka qenë gjetja e produktit dhe distanca me rajonin. Çështja e financimit ka qenë vetanake ose përmes bankave komerciale. Vitin 2012 ne kemi krijuar një partneritet, si sfidë kryesore ka qenë sasia shumë e madhe e grumbullimit që na u dashtë neve që financim të behet me pagesa direkte”.

“Mandej kemi përdorur metoda të ndryshëm edhe me bashkëpunëtorin tonë, ka pasur raste kur një pjesë e kemi paguar ne një pjesë ai dhe kemi gjetur një marrëveshje që deri në fund të vitit të mbyllen obligimet për fermerët. Mbështetja me e madhe ose bashkëpunim ka qenë përmes bankave”, ka thënë ai.

Gëzim Bullarovci, menaxher i Sektorit “Mikro dhe Agro”, në bankën BPB, tha se si bankë kanë krijuar një produkt i cili iu ndihmon klientët që kanë probleme me llogari të arkkëtueshme.

“Ne si banka para dy viteve e kemi formalizuar këtë produktin specifik për klientët që kryesisht kanë probleme me llogari të arkkëtueshme, ky produkt është për klientët e agro-bizneseve, por jo specifikash vetëm për klientët por edhe për bizneset në përgjithësi me bizneset që kanë problem me mjete e arkkëtueshme. Si rezultat i kësaj banka e ka parë të nevojshme që të ju mundësohet klientëve të vegjël që i kanë borxhet e pa paguara të klientë e mëdhenj pjesët e tyre ri ekzekutojnë në një afat të caktuar kohorë ku për kryerjen e këtij shërbimi klientë kanë kushte të volitshme specifike dhe momentin që kalon afati i skadimit për kryerjen e kësaj pagese, llogarive të arkkëtuesheme, banka detyrohet në një far forme banka e bënë pagesën e kryen obligimin ndaj furnitorëve të mëdhenj dhe realisht borxhi i bie klientëve që i kanë ndaj furnitorëve të mëdhenj edhe i kanë afat kohorë që t’i kryejnë këto obligime në të kundërtën nuk mund të vazhdohen marrjen e obligimeve të faktuarve të reja”, ka thënë ai.

Arton Celina, nga platforma për financim të fermerëve “Clik”, tha se kjo platformë iu mundëson bizneseve që të digjitalizoj procesin e kontratave.

Sipas tij, aty jepen informacione për sasinë, për çmimin, për kualitetin dhe për datën e dorëzimit të produkteve dhe po ashtu edhe për datën e pagesës së atyre produkteve, raporton EO.

“Ne në fokus i kemi kompanitë grumbulluese ose prodhuese qe kane një rrejt që shet produkte e veta. E bëjmë digjitalizimin e procesit. Në rastin e platformës kontrata të cilat ngarkohen në platformë japin informata të caktuara për sasinë, për çmimin, për kualitetin, dhe për datën e dorëzimit të produkteve dhe po ashtu edhe për datën e pagesës së atyre produkteve”,

Pëllumb Halilaj nga kompania “Viva Fresh Store”, tha se kanë vërejtur pamundësi e bujqve për t’i furnizuar me pemë e perime në kohë me sasinë e duhur dhe kualitetin e duhur, e krejt kjo sipas tij, është duke ndodhur për shkak të financimit.

“Financimi nuk është problem vetëm për sektorin e bujqësisë po për krejt zinxhirin për  krejt ekonominë. Në këtë e vërejmë te pamundësi e bujqve për na furnizuar në kohë me sasinë e duhur dhe kualitetin e duhur. Kjo e ka një arsye e njëra prej tyre është financimi i cili i pengon ose i pamundëson fermerët që të blej  lëndën e parë me kohë dhe ti financojnë blerjet e tyre të tjera të cilat reflektojnë lataj në krejt zinxhirin e furnizimit. Kemi shumë problem jo veç me produktet vendor por më të gjithë për shkak të mos planifikim dhe kjo vjen si shkak i financimit”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme