Zhvillohen bisedimet e para mes përfaqësuesve të Dybalas dhe gjigantit anglez

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Arsenali raportohet se ka zhvilluar bisedimet e para rreth një nënshkrimi të mundshëm me Paulo Dybalan.

Siç dihet, argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Për Dybalan kanë shprehur interesim disa prej klubeve më të mëdha, teksa besohet se edhe Arsenali është në mesin e tyre.

“ESPN” ka raportuar se “Topçinjtë” tashmë kanë zhvilluar bisedime përfaqësuesit e 28-vjeçarit në Londër.

Megjithatë, raporti shton se bisedime të ngjashme do të zhvillohen edhe me disa klube tjera të interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Palermos, para se të merret një vendim përfundimtar.

Paris Saint-Germaini, Interi e Roma thuhet se janë klubet e tjera të interesuara për të nënshkruar me Dybalan.

Të ngjashme