Zhvillohet qetësuesi i dhimbjeve pa efekte anësore

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 16:57 | Nga

Ilaçi i cili është ende në fazën e testimit nuk do të ketë efekte anësore, si qetësuesit e dhimbjeve që janë derivate të opioid.

Shkencëtarët gjermanë kanë arritur të zhvillojnë me sukses një ilaç të ri alternativ i qetësuesve të dhimbjeve të derivatit opioid, i ngjashëm me morfinën që ka efekte anësore të rrezikshme.

Sipas rezultateve të kërkimit të publikuara në revistën “Science”, mësohet se qetësuesit e dhimbjeve që do të prodhohen me mënyrën e gjetur nga shkencëtarët e spitalit universitar Berlin Charite, nuk do të kenë efekt shkatërrues në indet e shëndetshme.

Hulumtuesit nëpërmjet mënyrës së simulimit me kompjuter kanë vëzhguar ndërverprimet e qetësuesve të dhimbjes mbi receptorët opioid të lidhur në sistemin nervor. Me testimin mbi kafshët me mënyrën e re teksa janë treguar efektet e heqjes së dhimbjeve në masë të madhe në indet e dëmtuara, është konstatuar se nuk ka patur një dëmtim në indet e shëndetshme.

Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se është një zhvillim i rëndësishëm prodhimi i qetësuesit të dhimbjeve i cili është i ngjashëm me morfinën dhe nuk ka efekte anësore si ilaçet derivate të opioid që kryesisht përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kryesuesit e studimit Dr. Viola Spahn dhe Dr. Giovanna Del Vecchio, duke vënë në dukje se qetësuesi i dhimbjes NFEPP përkundër opioidë-ve aktivizohet vetëm në ambientet acidike, kanë deklaruar se “Kjo cilësi ofron që efekti i qetësuesit të dhimbjeve të mbesë i kufizuar vetëm me indet e dëmtuara. Në këtë mënyrë eliminohen efektet anësore që opioidet shkaktojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme