Modelet Irina Shayk, Joan Smalls dhe Stella Maxwell kanë pozuar “topless” për fushatën e re të markës “Replay”.
Ato janë tri nga bukuroshet më të famshme të familjes së madhe “Victoria’s Secret” që do të paraqiten në shfaqjen e madhe të këtij viti.
Irina Shayk ka pozuar përkrah kolegeve të saj, Joan Smalls dhe Stella Maxwell, me veshje ku dominonte materiali i xhinsit dhe… lëkura e modeleve.
Modelja ruse dhe koleget e saj dukeshin për mrekulli teksa kanë pozuar për fushatën “Touch” të markës së famshme të xhinseve “Replay”. E gjokset e tyre, bukuroshet i kanë mbuluar vetëm me duar.