Zhytet anija afër ishullit italian, Lampedusa, dyshohet për mbi 40 të vdekur

| 09 Gus 2023 | 18:34 | Nga

41 persona besohet se kanë vdekur pas zhytjes së anijes në ishullin italian të Lampedusës.

Katër të mbijetuar të cilët u shpëtuan të mërkurën treguan se në anije ishin 45 pasagjerë duke i përfshirë tre fëmijë.

“Befas na pushtoi një dallgë gjigante”, tha një i mbijetuar, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Dihet se pasagjeret kanë qenë nga Afrika sub-sahariane.

Hetuesit besojnë se anija e metalit nuk ishte e pajisur me motor si gjysma e anijeve të përdorura për transportin nga Tunsinia në Evropë.

Të ngjashme