Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Eibarin në kuadër të La Ligës, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 16:15.
Ai foli edhe për lëndimin e Sergio Ramos, që pësoi menjëherë pas ndeshjes me Kosovën.
Kush e ka fajin, a është dashur të shkojë në grumbullim me Spanjën? Askush nuk e ka fajin, të gjithë e dimë se si funksionon kjo. Trajneri i fton futbollistët, pastaj shikohet nëse mundet apo nuk mundet dhe kaq. Për dëmtimin në gjithmonë jemi në kontakt, përfaqësuesja dhe klubi. Fatkeqësisht lëndimin s’ka mundur ta evitojë si shumë të tjerë këtë vit. Nëse shikoni se sa shumë kemi pasur, është shumë”, tha ai.
“A do të ndikojë lëndimi që ai të largohet dhe të mos rinovojë? Nuk besoj. Të gjithë e duam Sergion këtu për atë që është dhe përfaqëson”.