Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, duhet të pensionohet në Stamford Bridge, mes dyshimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij.
Kontrata e Sergio Ramosit skadon në fund të sezonit 2020/21, kur ai do t’i ketë mbushur 35 vjeç, dhe ende mbetet të shihet nëse mbrojtësi veteran do të qëndrojë edhe më tutje në kryeqytetin spanjoll.
Sulmuesi spanjoll e dëshmoi se ai s’e ka humbur vullnetin dhe talentin për ta vazhduar karrierën edhe gjatë fitores me rezultat 2:0 të Real Madridit kundër Real Mallorcas të mërkurën.
Ramosi – i cili arriti ta shënojë golin e tij të nëntë këtë sezon, duke u bërë mbrojtësi i parë që shënon kaq shumë goli në La Ligës që nga Ezequiel Garay në sezonin 2006/07 – e shënoi një gol të bukur në minutën e 56-të të ndeshjes për t’u siguruar që Real Madridi ta marrë sërish kreun e tabelës.
“Sergio përket këtu si lojtar. Ai ka qenë këtu për shumë vite dhe ai duhet të pensionohet këtu. Kështu mendoj dhe do të qëndroj prapa kësaj”, ka thënë Zidane.
Ramosi i ka kaluar 15 vjetët e fundit të karrierës së tij në stadiumin Santiago Bernabeu, pasi ishte transferuar nga Sevilla për 27 milionë euro në vitin 2005. Gjatë kësaj periudhe, qendërmbrojtësi ka luajtur në 640 ndeshje dhe ka kontribuar me 92 gola.
Ramosi ka luajtur edhe në 170 ndeshje të ekipit kombëtar të Spanjës dhe synon të jetë kapiten i “Furisë së Kuqe” gjatë Kampionatit Evropian, që është shtyrë për verën e vitit 2021 shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Madje, spanjolli synon të luajë për ekipin kombëtar edhe në Kupën e Botës Katar 2022, që do të zhvillohet pasi t’i përfundojë kontrata aktuale me Real Madridin, në nëntor.
AS raporton se Ramos mund ta vazhdojë pastaj karrierën në ligën elitare të futbollit në SHBA, Major League Soccer.