Zinedine Zidane ka deklaruar se mos ftesa e Marcelos ka të bëjë me disa shqetësime, jo me aludimin e medieve se ka pasur probleme mes tyre.
Mbrojtësi i majtë nuk u ftua për ndeshjen me Granadën që Reali e fitoi me rezultatin 4-1.
U raportua për krisje të raporteve mes Zizu dhe Marcelo, pasi braziliani ka qenë vetëm zgjedhja e dytë këtë edicion – por trajneri francez thotë se ai qëndroi në shtëpi sepse ka disa shqetësime.
“Marcelo kishte disa shqetësime dhe nuk donim që të rrezikonim me të”, u shpreh Zidane pas fitores kundër Granandës.