Gareth Bale dhe James Rodriguez nuk janë thirrur në ndeshjen e Real Madridit kundër Club Brugge, ndërsa Isco dhe Marcelo u përfshinë në listën e skuadrës.
Rodrygo Goes, Alvaro Odriozola, Brahim Diaz dhe Mariano gjithashtu u lanë në shtëpi, ashtu si Marco Asensio dhe Ferland Mendy të cilët janë jashtë për shkak të lëndimit.
Isco dhe Marcelo janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet e tyre dhe ata janë në dispozicion të Zinedine Zidane për ndeshjen e dytë të Los Blancos në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.
James, i cili startoi tre ndeshje radhazi kundër Levante, Paris Saint-Germain dhe Sevilla, doli nga pankina kundër Osasuna dhe Atletico Madrid, por ai nuk do të luajë në takimin evropian të së martës.
Bale, ndërkohë, do të pushohet nga Zidane për të shmangur një dëmtim të mundshëm pasi u paraqit në të dy ndeshjet në udhëtim në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’ dhe ‘Wanda Metropolitano’.
Zidane ka në dispozicion gjithsej 24 lojtarë për momentin, që do të thotë në çdo ndeshje ai nuk mund të ftojë gjashtë lojtarë.