Marco Asensio nuk është më i njëjti.
Talenti i Real Madridit duket tjetër lojtar në fushë që prej kur këputi ligamentet e gjurit dhe mungoi një vit.
Sido që të jetë, Zinedine Zidane, si gjithmonë mbron lojtarët e tij dhe ka kërkuar nga mediat ta lënë atë të qetë.
“Ajo që duhet të bëni është të ndaloni të flisni se duhet të bëjmë këtë gjë apo atë gjë. Lëreni të luajë. Ai duhet të rikuperojë gradualisht futbollin e tij. Ai ka pasur një dëmtim për një vit”, u shpreh Zizu.
24 vjeçari ka bërë 11 paraqitje këtë edicion, nuk ka shënuar asnjë golo.