Trajneri Zinedine Zidane e preferon sulmuesin e Interit, Lautaro Martinezin, para atij të Dortmundit, Erling Haaland, që ta ketë në radhët e veta te Real Madridi, shkruan Goal.
Megjithatë, krerët e klubit më shumë preferojnë yllin e Dortmundit, transmeton koha.
Gjiganti spanjoll synon që ta përforcojë vijën e parë të sulmit me një sulmues, dhe Zidane beson se ylli argjentinas, Lautaro, do t’i përshtatej më tepër stilit të tij të lojës.