Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mbetet kandidati kryesor për ta zëvendësuar Jose Mourinhon te Manchester Unitedi.
Pas formës së dobët të Unitedit këtë sezon, u raportua se Zidane ka pasur kontakt me krerët e klubit për të marrë udhëheqjen në Old Trafford.
Tani sipas raportimeve të “Mirror”, francezit i është thënë nga krerët e gjigantit anglez të refuzojë të gjitha ofertat që merr deri sa Unitedi të rregullojë punën me Mourinhon.
Zidane është pa punë që nga largimi gjatë verës prej Real Madridit.