Piotr Zielinski pritet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, duke prishur planet e Jurgen Klopp që ta transferojë atë gjatë janarit, sipas Daily and Sunday Express.
Mesfushori ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë eurosh, e që Liverpool-i kishte planifikuar që t’i paguante këtë dimër.
Liverpool e kanë përcjellë Zielinski-n që prej ditëve të tij sa ishte i huazuar te Empoli, por ai duket të jetë i gatshëm që ta zgjasë qëndrimin e tij te Napoli.
Me këtë rast, atij po ashtu pritet që t’i dyfishohet klauzola e lirimit.