Zika mund ta dëmtojë edhe trurin e të rriturve

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 12:40 | Nga

Hulumtimet e kryera tek minjtë kanë nxjerrë në pah efektin shkatërrues të virusit Zika mbi një lloj qelizash të trurit të të rriturit, jo vetëm ndaj fetusit, tashmë një fakt i vërtetuar, sipas një studimi të publikuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Referuar studimit të publikuar në revistën Cell Stem Cell, qelizat staminale përgjegjëse në mënyrën e të nxënit dhe në memorie mund të shkatërrohen nga ky virus.

“Është provuar se Zika mund të depërtojë në trurin e personave në moshë madhore dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme”, konfirmoi një prej bashkë-autoreve, Sujan Shresta, pedagoge në “Jolla Institute of Allergy and Immunology”.

Ndikimi i virusit mbi fetusin është i vërtetuar, pasi rreziku që Zika mund të shkaktojë është deformimi i kafkës së të porsalindurit. Ky efekt nuk është i njëjtë në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë tek të rriturit.

“Ndikimet në trurin e të rriturit janë padyshim më shumë delikate por tashmë jemi më të vetëdijshëm për rreziqet që na presin në të ardhmen “, deklaroi ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme