Zjarr afër objektit të postës në Gjirokastër, ndërpritet rryma në gjithë qytetin

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka përfshirë këtë të martë fasadën e objektit të Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, shkëndija ka rënë në një tabelë reklamuese, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll.

Për arsye sigurie, është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë qytetin deri në stabilizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut.

Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Si pasojë e zjarrit, rrezikoheshin godina e Postës Shqiptare dhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt. Menjëherë u nis grupi i shërbimit drejt vendngjarjes, ku ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme